Zvicër: Në shtëpinë e kosovarit sekuestrohet drogë me vlerë prej 80 mijë CH





Në Olten të kantonit Soliturn me rastin e një kontrolli të bërë në një shtëpi është gjetur marihuanë e kultivuar në ambient të mbyllur, transmeton albinfo.ch. Me këtë rats janë sekuestruar më shumë se tetë kilogramë drogë e tipit të përmendur, njofton Polizeinews.ch, duke ju referuar burimit të lajmit, Policisë Kantonale të Solothurnit.





Bazuar në hetimet e policisë, Policia Kantonale e Solothurnit kreu një kontroll shtëpie në Olten javën e kaluar nën dyshimin për shkelje të ligjit për narkotikët.
Në banesën e përmendur, policia ka gjetur bimë kanpi të korrur dhe mbi tetë kilogramë marihuanë. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e shitjes së drogës së sekuestruar duhet të jetë mbi 80,000 CHF.





Është arrestuar i dyshuari, një kosovar 30-vjeçar, me banim në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ambienti i brendshëm i ku është gjetur bima dhe droga e gatshme, është çmontuar dhe do të shkatërrohet bashkë me drogën.
(Foto: Kapo Solothurn)