Të fundit

Zv.kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të brendshëm i ndalohet hyrja në Serbi

Zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla sot i’u është ndaluar hyrja për në Serbi, përcjell Ministria e Lajmeve

Njoftimin për refuzimin e kërkesës të zv.kryeministrit Bislimi dhe ministrit Sveçla e ka konfirmuar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Përshëndetje!
Uroj te jeni mirë.

Po ju shkruaj, të ju lajmëroj që ashtu siç na kanë njoftuar nga zyra e Zv. Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për shkak të mos sigurimit të lejes për vizitë, vizita e paraparë për sot e zv.KM Besnik Bislimi dhe Ministrit Sevçla, nuk do të realizohet dhe shtyhet për një afat tjetër të pacaktuar.

Çdo të mirë!
Këshilli Kombëtar Shqiptar