Të fundit

Protestuesit hynë në Kuvendin e Serbisë – policia ndërhyri me gaz lotsjellës.

Një grup qytetarësh u mblodhën para Parlamentit serb për të protestuar kundër kthimit të masave kufizuese dhe rivendosjes së orës policore, të njoftuar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Para pak çastesh, rreth orës 22:15, një grup protestues hynë në Kuvendin e Serbisë, pas së cilës policia ndërhyri dhe pas pesëmbëdhjetë minutash ata u nxorrën nga parlamenti. Gjatë një përpjekje të re për të thyer kordonin, policia hodhi gaz lotsjellës.

Protesta po vazhdon ende në këto momente dhe nuk dihet se kur do të përfundojë, raporton Ministria e Lajmeve.