Lajme

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë iu ka rikthyer fjalorit ofendues ndaj zyrtarëve shtetërorë të Kosovës.

ju marroftë, juve o gënjeshtarë të mjerë”, është ofendimi që Aleksandar Vuçiqi ua ka bërë sot atyre pas ofendimit që një javë më parë e kishte bërë me fjalët “Bandë e Prishtinës, sikter”, transmeton Ministria Lajmeve.

“Shkas”, për këtë fyerje të re nda zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, ka qenë deklarimi rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit që paralelisht po zhvillohet në Prishtinë e në Beograd.

Duke folur rreth këtij rasti, Vuçiqi ka thënë se hetimi në Serbi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po zhvillohet shumë ngadalë, por po përparon, ndërsa ka shtuar se është qartë se dikush po e njofton Prishtinën prandaj paniku te shqiptarët është edhe më i madh.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dalë para çdo organi hetues të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i autoriteteve të Kosovës të jetë i përzier në atë vrasje.

“Zoti ju marroftë, juve o mjeranë. Çdo vrasës do ta kisha vënë pas grilave për të mos dalë kurrë. Ata njerëz nisen nga vetja, e dinë ata për çfarë janë të aftë, prandaj dhe mendojnë se edhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se akuza të njëjta i dëgjon edhe nga disa politikanë të Serbisë edhe “pse ai ka qenë më i afërt me Ivanoviqin se sa ata që tash e mbrojnë” ndërsa për këtë, ka shtuar, dëshmojnë edhe disa anëtarë të familjes së të ndjerit.

“Tashmë kemi disa dyshime vetëm se kërkojmë edhe disa verifikime. Kemi shumë njohuri të marra në mënyrë të çuditshme, tërthorazi, sepse nuk kemi pasur të drejtë të shkojmë në vendin e ngjarjes, prokurori i tyre nga Prishtina ka treguar njëfarë profesionalizmi në raport me ata që mendojnë se do të frikohem”, ka thënë ai .

Vuçiq ka nënvizuar se “autoritetet e Kosovës e ndiejnë atë si armikun më të madh të pavarësisë së Kosovës”.

“Nuk lejoi që Serbia të jetë as e vogël dhe as e dobët dhe as nuk lejoi që ajo të poshtërohet”, ka thënë Vuçiqi dhe ka kërcënuar se “nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet, ka kush t’i mbrojë serbët në Kosovë”.

“Pas arrestimit të Gjuriqit dhe pas ndërhyrjes në Ujman, besim ynë te KFOR-i është më i vogël, por komunikimin e mbajmë. Besojmë se ata janë aty për ta mbrojtur bashkësinë serbe në Kosovë, e nëse nuk e bëjnë punën e vet, ka kush ta bëjë”, ka thënë Vuçiqi me kërcënim.