Shqipëri

Mbyllet protesta pas 4 orësh, Basha:Beteja do vazhdojë, miqve ndërkombëtar u jap këtë mesazh

Eshte mbyllur me fjalen e kryedemokratit Lulzim Basha protesta e sotme e opozites kunder qeverise. Basha ashtu si edhe ne protesten e 16 shkurtit ka mbledhur protestuesit brenda oborrit te selise se partise.

Ne fjalen e mbajtur para protestuesve qe brohorasin emrin e tij, ai e ka cilesuar kete diten e dyte te zgjimit kombetar te vendit.

“Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale, përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për t’i trembur, për t’i provokuar, për t’i larguar nga rruga e protestës. Por përgjigjen e mori nga populli”- tha Basha.

“E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, vlera evropiane dhe për t’i dhënë fund Ramës, dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. Dita kur do të shkojë para drejtësisë po afron. Nuk ka rrugë tjetër për të kthyer demokracinë përveç protestave popullore. Ishim shumë më 16 Shkurt jemi shumë më shumë sot më 16 Mars. 16 Shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet më kurrë. Pa zemrat tuaja, pa vendosmërinë tuaj, sot ky vend do të ishte rreshtuar përkrah shumë kombeve pa liri, pa demokraci dhe pa mundësi, këtë rrugë kishte nisur edhe Rama, por ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë”- tha Basha.

Ai u ka dhene edhe nje mesazh te qarte nderkombetarëve. “U jap sot mesazh të qartë miqve tanë perëndimor, “nuk ka stabilitet pa demokraci”. Dëgjojini më pak të inkriminuarit, ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, dëgjoni zërin e njerëzve, të shqiptarëve.

“Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet, ne nuk do të përçahemi, nuk do ta ulim kokën. Nuk do të pranojmë kurrë një parlament që ia ka marrë të keqen pazarit të Milotit. Beteja vazhdon dhe do të vazhdojë, derisa ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi, deri sa të hapim derën e Europës. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale dhe kryehajduti. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet sa herë që shqiptarët bëhen bashkë. Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”- tha ai.

Ai premtoi për vazhdimin e betejës në cdo lagje e fshat, në cdo qytet. Ashtu si edhe me heret, fjala e tij, edhe protesta, eshte mbyllur me himin kombetar.