LajmeTë fundit

Zoran Stankoviç: Politikanët shqiptarë nuk kanë unitet në qëndrimet e tyre

“Nëse autoritetet kompetente shtetërore vlerësojnë se me ndonjë veprim është bërë shkelje e ligjin, siç mendohet në opinion organizimi i manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit” në Bujanoc, do të pasojë reagimi në bazë të përcaktimit me ligj”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç. Ai ka theksuar se pajtohet që ligjet në Republikën e Sërbisë rrespektohen, dhe se në rast të shkeljes së tyre reagon në mënyrën e përcaktuar me ligj. Respektimi i ligjit të këtij vendi, është një obligim i të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk mund të interpretohet si presion dhe shkelje të të drejtave të çdo personi, pavarësisht nga kombësia dhe feja, thuhet në komunikatën e lëshuar të mërkurën. “Është e vërtetë se ekziston një mospërputhje midis deklaratave të liderëve të caktuar shqiptarë dhe respektimit të tyre për ligjet e Republikës së Serbisë. Liderët lokal shqiptarë në punën e tyre të përditshme i respektojnë ligjet e vendit tonë dhe bashkarisht me ne punojnë për të mirën e qytetarëve të këtyre komunave “, ka thënë Stankoviç. Kryetari i Trupit Koordinues, siç thuhet në komunikatë, disa herë ka folur lidhur me temën e bashkangjitjes së komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë territorit të Kosovës dhe Metohisë dhe ka shprehur mendimin i cili bazohet në bazë të një qëndrimi të unifikuar të organeve shtetërore dhe sygjerimet e dhëna nga komuniteti ndërkombëtar,të cilët merren me këtë çështje, se këto tri komuna, kanë qenë, janë dhe do të mbeten pjesë e territorit të Republikës së Serbisë.