FutbollSporti

Zidane: Hazard është shëruar 100 për qind, është gati për nesër

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se sulmuesi anësor belg Eden Hazardi është 100 për qind i shëruar dhe është gati të kthehet në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Celta Vigos.

“Ai nuk ka luajtur që tre muaj dhe kjo situatë nuk është e lehtë. Gjithçka varet nga stili dhe ritmi i lojës, por fizikisht ai është plotësisht i shëruar dhe është në dispozicion për ndeshjen e radhës”., ka thënë Zizu. /periskopi.com/