Sporti

Conor McGregor – Donald Cerrone, supersfida e kësaj fundjave në UFC

Pas një kohe shumë të gjatë Conor McGregor rikthehet në UFC.

Irlandezi do të përballet sot me Donald Cerronen mengjesin e ditës e së dielës rreth orës 04:00.
UFC ka organizuar 13 duele që do të luhen sot në Las Vegas, derisa sfida kryesore, pra përballja McGregor-Cerrone pritet të luhet në orët e para të mëngjesit të dielës sipas kohës tonë lokale.

Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e irlandezit i cili që nga humbja ndaj Khabib Nurmagomedov nuk ka arritur që të ndeshet me ndonjë kundërsjtar tjetër.