FutbollSporti

Sot ndeshjet e kthimit në Europa Ligë, pritet finale angleze

Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit në Europa League.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Tottenhemi riktheu gjithçka në sekondat e fundit të sfidës ndaj Ajaxit për t’u kualifikuar në finalen e madhe, tashmë asnjë skuadër nuk e ka të sigurtë biletën e finales, përkundër avantazhit nga ndeshja e parë, shkruan Ministria Lajmeve

Si Liga e Kampionëve, poashtu edhe gara e dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, ajo e Europës, pritet të sjellë një finale angleze, të paktën në letër.

Arsenali udhëton drejt “Mestalla”, për t’u ndeshur me Valencian, që në “Emirates” e kishte mposhtur 3-1 dhe me një humbje minimale do ta siguronte finalen.

Ndërkaq, rivali lokal i “topçinjëve”, Chelsea ka luajtur 1-1 si mysafir i skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt, derisa llogaritet favorit në ndeshjen e kthimit që zhvillohet sonte në “Stamford Bridge”.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mbrëmjen e sotme, kurse ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual./ministrialajmeve.com