Zgjedhjet në Shqipëri, këto janë rezultatet e fundit
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë Shqipërinë.
Procesi i votimit kryesisht vijon i qetë, përveç një incidenti të ndodhur dje në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 654,103 vota, e pasuar nga PD-AN me 527,184 vota. LSI deri më tani ka marrë 92,313 vota, kurse PSD 30,021.
PS ka 72 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 6 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4385 kuti.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme, ndërsa 611 kuti janë ende për tu numëruar.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, një ditë më parë duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument./TCh