Shqipëri

I riu me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”

Një 29-vjeçar i prekur nga Covid-19 dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndërruar jetë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit dhe viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet XH.K. Ai e ka kryer këtë akt, ndërsa ndodhej në spital për t’u kuruar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al