Lajme

Zgjedhjet në Serbi: Vuçiq fiton mbi 59% të votave

Tashmë janë publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme në Serbi.

Sipas mediave serbe kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur të fitojë bindshëm në këto zgjedhje.

Në bazë të këtyre rezultateve del se Vuçiq ka arritur të mbledhë 59% të votave nga serbët.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me zgjedhjet e sotme, por që përqindja e daljes në votime ishte mjaftë e lartë.