Të fundit

Dështojnë partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare: Fati i deputetit varet nga votat në brendi të Serbisë

Të dhënat preliminare flasin se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në nivel të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës ka arritur t’i sigurojë rreth 8500 vota.

Për shkak të daljes së madhe në votime në nivel shteti, rreth 60 %, vështirë është të parashihet se a ka arritur kjo listë të sigurojë një deputet.

Duhet pritur numërimin e votave në tërë Serbinë për të parë nëse ky koalicion ka arritur të sigurojë vota në brendi të Republikës.

Kujtojmë, se përveç votave të fituara, listave të pakicave i shtohen edhe 35 % të votave për të kaluar pragun.

Duke parë rezultatet, Koalicioni i Shqiptarëve mund të jetë në prag të fitimit të një ulëse në parlament.

Në anën tjetër, rezultatet preliminare flasin se Alternativa Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e sotme nuk ka arritur të marrë më shumë se 3500 vota dhe nuk ka as gjasa teorike për të fituar ndonjë mandat./folonline.com