Kryesore

Zgjedhjet në KKSH të dielën/ Në Preshevë 23 pika vendvotimi, Bujanoc 26 pika vendvotimi

Shqiptarët në komunën e Preshevës, Bujanocit, e Medvegjës do të mund të votojnë në 26 vendvotime në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që do të mbahen të dielën më 13 nëntor, shkruan Ministria e Lajmeve.

Në Komunën e Bujanocit shqiptarët mund të votojnë në 26 pik të vendvotimit, në fshatra dhe qytet.

Ndërsa në Komunën e Preshevë shqiptarët kanë mundësi të votojnë në 23 pika të vendvotimit për zgjedhjet e KKSH-së

Rreth 36.000 shqiptarë që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, aq sa janë të regjistruar në Regjistrin e Veçantë të Votuesve, prej të cilëve 16.000 janë në komunën e Bujanocit, kurse 18.000 janë në komunën e Preshevës.