Kryesore

Alarmante: Dhjetra bisnese mbyllen në rrugën kryesore “15 Nëntori”, në Preshevë

Fenomeni i zbarsjes në Luginë të Preshevës si duket nuk ka të ndalur. Shumë të rinj e të reja janë duke migruar nga këto treva.

Si pasojë e kësaj gjendje alarmante shumë lokale private të vogla në Preshevë, janë detyruar t’i mbyllin bizneset e tyre!

Para disa viteve në rrugën kryesore “15 Nëntori” në qytetin e Preshevës, thujase ishte e pamundur që n në këtë rrugë të gjindej ndonjë lokal i lirë me qira, kurse tani po në këtë vend janë me dhjetra lokale të lira dhe askush nuk shprehë interesim apo guxim për hapjen e ndonjë biznesi të ri . Kjo gjë është një tregues i vërtetë i situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët preshevarë dhe jo vetëm. Lugina po zbrazët edhe në komunën e Bujanocit e Medvegjës. I bëjmë thirrje institucioneve relevante që sa më parë të marrin masa në lidhje me situatën e krijuar, në parandalimin e krizës sociale dhe ekonomike që po përballen qytetarët tanë.