Të fundit

Ky është preshevari që doktoroi në Universitetin Teknik të Vjenës

Albin Ahmeti, 33 vjeçari me prejardhje nga Presheva, ka mbrojtur sot temën e doktoraturës në Universitetin Teknik të Vjenës, në “Updates in the Context of Ontology-based Data Management”, përcjell ministrialajmeve.com

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, ish zëdhënësja e LDK’së në Gjilan, Saranda Bllaca Ahmeti, në profilin e saj virtual.

“Vërtetë është emocion i pa pershkrueshëm. Albini edhe sot na bëri shumë të lumtur dhe shumë krenarë, si gjithmonë, me sukseset e tij, mua, prindërit e tij dhe gjithë familjen”, ka shkruar Bllaca, transmeton Mediafokus.info.

Albini, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Preshevë, ndërkaq fakultetin e Shkencave të Matematikës – drejtimin shkenca kompjuterike, në Universitetin “Hasan Prishtina”, duke diplomuar në vitin 2008, ku edhe mori mirënjohje si student i dalluar.

Në vitin 2008, fiton bursë në Romë të Italisë nga Erasmus Mundus, ku edhe merr titullin master në drejtimin e njëjtë, në Universitetin “Sapienza”.

Në vitin 2011, është kthyer në Kosovë për të punuar si asistent në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik.

Me të fituar bursën, vazhdon doktoratën në Universitetin Teknik të Vjenës, ku në afat rekord e ka mbron disertacionin.

Ka disa publikime shkencore të cilat i ka punuar gjatë doktoraturës, ku edhe i janë pranuar në konferenca prestigjioze ndërkombëtare.

Aktualisht, punon në gjigantin austriak Semantic Web Company, si data scientis