Zgjedhjet lokale në Medvegjë: PD i fiton 2 asambleistë, PVD vetëm 1
Përveç zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, të dielen në Medvegjë janë mbajtur edhe zgjedhjet e parakohshme lokale.
Me këtë rast, kanë garuar 7 lista zgjedhore, dy prej të cilave të subjekteve shqiptare, shkruan FOLonline.
Në bazë të të dhënave preliminare, shqiptarët kanë arritur që në përbërjen e re të Kuvendit Komunal i cili numëron 25 këshilltarë t’i sigurojnë vetëm tre këshilltarë.
Dy ulëse i ka siguruar Partia Demokratike e Nagip Arifit ndërsa një vend Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit.
Fitore apsolute ka shënuar SNS me 13 këshilltarë të fituar./ folonline