Të fundit

Zgjedhje të brendshme në degën e PVD-së në Bujanoc

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, duket se  është duke mbajtur zgjedhjet e reja të brendshme.


Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, përmes një postimi në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se është përmbyllur procesi zgjedhor në nëndegën e Lotovicës, duke i falemnderuar udhëheqjen e deritanishme në këtë fshat.

Kamberi ka njoftuar se kryetari i ri i PVD-së për nëndegën e Letovicës, është zgjedhur Arbër Aliu, derisa nënkryetar i tij Florent Dauti.

Në vazhdim postimi i plotë i Kamberit i publikuar në facebook:

Letovica, në kuadër të zgjedhjeve të partisë, sonte përmbylli procesin zgjedhor.

Arbër Aliu është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës ndërsa Florent Dauti është nënkryetari i ri.

Faleminderoj udhëheqjen e deritanishme të kësaj nëndege ndërsa të zgjedhurve të ri i uroj suksese në punën e tyre.

Partia për Veprim Demokratik do të vazhdojë me zgjedhjet e saja duke krijuar hapsirë për të gjithë ata që PVD-në e shohin si adresën e tyre politike.