Bota

Zbulohet në Afrikë diamanti më i madh në botë, 442 karatësh

Në Afrikë u zbulua njëri prej diamanteve më të mëdhenj në botë- një gur 442 karat që mund të vlejë 18 milionë dollarë!

Gem Diamonds Ltd. E zbuloi diamantin në minierën e saj Letseng në Lesotho. “Është një prej gurëve më të mëdhenj të një cilësie të tillë në botë”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

CEO i saj Clifford Elphick tha se një pjesë e parave do të shkojë për financimin e një projekti special komunitar, siç është rënë dakord me qeverinë vendase.

Edhe pse industria e diamanteve ka vuajtur, ashtu si shumë të tjerë pasojat e pandemisë së Covid 19, kërkesa për gurë të çmuar të mëdhenj është më e stabilizuar, e kjo për shkak se ata janë mjaft të rrallë.