Bota

Presidenti ukrainas Zelensky shfaq video tronditëse në mbledhjen e OKB’së

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka treguar Këshillit të Sigurimit të OKB’së një video të pamjeve nga Ukraina.

Pamjet zgjatën rreth 1 minutë dhe shfaqnin imazhe të ukrainasve të vdekur, ku përfshiheshin disa trupa të djegur dhe të shpërfytyruar

Barbara Woodward, përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Këshill, e falënderoi presidentin ukrainas, Zelensky për ndarjen e kësaj videoje

Imazhet janë pikëlluese. Ne jemi të tmerruar nga ajo që kemi parë dhe ritheksojmë solidaritetin tonë me Ukrainën”, ka thënë Woodward.