Maqedoni

Zaev pranon propozimet e Aleancës për Shqiptarët

Zaev pranon propozimet e Aleancës për Shqiptarët
45 mins ago

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka mbajtur takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin kanë diskutuar për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe amendamentet të cilat i dorëzoi opozitar shqiptare.

Pas takimit me Selën, Zaev njoftoi se kërkeat e Aleancës për Shqiptarët janë pranuar dhe do të vendosen në propozim-amendamentet e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jam i kënaqur për rrjedhën e takimit. Aleanca për Shqiptarët vazhdon me përcaktimin e saj proevropian. E rëndësishme është që procesi të jetë i suksesshëm dhe më vjen mirë që arritëm marrëveshje. Deri tani është pranuar amendamenti i Aleancës, në pjesën për qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit. Dhe formulimi përfundimtar do të jetë sipas propozimit të Aleancës për Shqiptarët”, tha Zaev.

Ai shtoi se edhe propozimi i dytë i Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët që kishte të bëjë me pjesën për diasporën e Maqedonisë është pranuar.

“Pra në Kushtetutë do të qëndrojë se shteti do të përkujdeset për diasporën maqedonase dhe diasporën e etnive tjera, si shqiptarët, turqit dhe të tjerëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se propozimi i tretë e cila është pranuar nga Aleanca është për kufizimin e Maqedonsë me Kosovën. Zaev njoftoi se në ndryshimet kushtetuese do të shënohet se Kosova është fqinj i Maqedonisë.

I pyetur nga gazetarët për mendimin e deputetëve tjerë për këto propozime, Zaev tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me ata dhe nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me këto propozime.