Lajme

Xhamia Ebu Beker Es-Sidik del me njoftim për faljen e namazit të Bajramit

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 4 qershor 2019.

Manifestimi fillon në ora 04:30, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Imami Sevdail Jakupi, si dhe program dedikuar kësaj feste, me disa ilahi nga muezinët e xhamisë të xhamisë Ebu Beker Es-Sidik në Preshevë.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36.