Lajme

Tronditëse: Dorasi thotë se u pagua nga Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Sinjali mëson se një nga personat e arrestuar është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, Naim Murseli.