FutbollSporti

Tifozi shqiptar sot do të qethet pas 16 vitesh, por vetëm nëse Liverpooli shpallet kampion

Skuadra e Liverpoolit ka një numër jashtëzakonisht të madh të tifozëve shqiptarë.

Njëri prej tyre është edhe Ukë Krasniqi nga Kosova që është i lidhur ngusht me skuadrën e tij të zemrës.

Krasniqi ka bërë një premtim interesant që nuk do të heq flokët derisa Liverpooli të shpallet kampion, shkruan Indeksonline, raporton Ministria Lajmeve.

Sot është një ditë e rëndësishme për të sepse ‘Të kuqtë’ kanë mundësi të shpallen kampion.

Për të ndodhur kjo duhet që Manchester City të humb ose të barazoj kundër Brightonit në Amex Stadium ndërsa Liverpooli të mposhtë Wolverhamptonin.