Të fundit

Arifi takon në Prishtinë Përparim Ramën

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar sot në Prishtinë kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama ku Arifi ka përgëzuar kolegun Rama për punën e mrekullueshme në kryeqytet.

Poashtu në postimin e tijë në fb Shqiprim Arifi ka falemderuar homologun e tijë edhe për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese për procesin e Regjistrimit të Popullsisë në Luginë. Vlen të përmendet se edhe Përparim Rama ka përcjellur mesazh për zgjedhjet e ardhshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar duke na uruar proces të mbarë e demokratik.