FutbollSporti

Capello kritikon ashpër Ronaldon

Fabio Capello pretendon se Cristiano Ronaldo nuk ka dribluar askënd për tre vjet dhe i thotë superyllit të Juventus të respektojë vendimin e Maurizio Sarri.

“Tani për tani, ai nuk po luan mirë dhe është e drejtë të largosh atë,” vërejti 73-vjeçari.
“U desh karakter për të bërë atë ndryshim, por, në fund të fundit, ajo rezultoi me fitore.”

Ish-trajneri i Juve dhe i Milanit vazhdoi të kritikojë portugezin, i cili ka shënuar vetëm gjashtë gola gjatë gjithë sezonit.

“E vërteta është se Ronaldo nuk ka dribluar askënd për tre vjet. Mbaj mend kur ai kalonte lojtarët pa problem, por tani nuk po ndodhë ashtu. Ronaldo duhet të tregojë më shumë respekt”, përfundoi Capello.