Xhaka konfirmon qëndrimin tek Arsenali, e dëshiron shiritin e kapitenit
Granit Xhaka ka shuar të gjitha zërat për largim nga Arsenali këtë verë, me mesfushorin që synon të bëhet kapiten i “Topçinjve”.
Reprezentuesi i Zvicrës është në Emirates që nga viti 2016.
Për tri sezone, ai është paraqitur më shumë se 100 herë për klubin.
Zëra janë shtuar së fundmi se ai do të largohet nga klubi, por 26-vjeçari ka thënë se është i lumtur me kontratën tek Arsenali dhe dëshiron ta respektojë atë.
I pyetur nga “Blick” nëse synon të largohet këtë verë, ai ka thënë: “Për aq sa di jo”.
“Kam edhe katër vjet në kontratën që e kam nënshkruar vitin e kaluar. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime. Kjo është më e rëndësishmja për mua”, ka thënë ai.
I pyetur nëse ai do të dëshironte të bëhej kapiten, Xhaka ka thënë se “do të ishte ‘qershia mbi tortë’”.