FutbollSporti

Chelsea ka fituar 2:0 ndaj Liverpoolit në një të tetën e finales të Kupës FA

Chelsea kalon në çerekfinale dhe fut Liverpoolin në krizë.

Chelsea ka fituar 2:0 ndaj Liverpoolit në një të tetën e finales të Kupës FA. Skuadra londineze ka kaluar në çerekfinale të Kupës e në të njëjtën kohë ka futur Liverpoolin në mini-krizë të rezultateve.

Liverpooli ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Willian kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 13-të. Ross Barkley vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 64-t, në ndeshjen e së martës mbrëma.