Opinione

Vullnet Salihu: Flamuri jonë u la me gjak edhe këtë Nëntor..!

Shkruan Vullnet Salihu

Statusi i tij i plotë pa ndërhyrje :

Të dashur shqiptarë,duke parë se ç’ka po ndodh dhe si po kontribon me zemer te madhe ky popull i falemderohem zotit që i përkas këtij kombi!
Po lexoj shkrime nga më të ndryshmet ne rrjetet sociale,është e natyrshme nê këto situata ,por besoj qè ne si popull me vlera të mëdha duhet ti japim fundë gjërave të vogla që dëmtojnë nevojtarët, kontributin dhe kontribuesit !
Duke pas parasysh situatën e dy ditëve tē kaluara them se shoqatat humanitare, bizneset,artistët,mediat në përgjithsi e të gjithë e bënë punën e tyre,zoti i shpërbleftë të gjithë që kontribuan dhe po kontribojnē akoma secili në menyrën dhe mundësitë e tyre,por për të mirën e të gjithëve e kryesisht për nevojtarët e prekur nga termeti ne duhet të derdhim kontributin tonë në llogarin që pritet sot a neser të hapet enkas për këtë katastrofë natyrore, në bankën e shtetit ashtu si deklaroi kryeministri i Shqipërisë, besoj se nē këtë formë lehtësohet menaxhimi i nevojave..
Ngushllime familjarëve të cilët humbën mē tē dashurit e tyre në kētē tragjedi. Uroj që të ketë të mbijetuar dhe të dalin të gjallē nga gërmadhat,uroj shërim sa mē tē shpejtë tē lēnduarve,uroj tē mos përsēritet KURRĒ mē ky tmerr askundë.

Sot është ditë e flamurit ?? dita e pamvarsisë sē Shqipërisë, në zemrat tona kemi dhimbjen e trishtimin e të dashurve tanë,flamuri jonë u la me gjak edhe këtë Nëntorë,por k”saj rradhe ndryshe..! Sot flamuri jonë duhet të krenohet për bijtē e bijat e sajë sepse atē e dēshmuam se jemi njē,tē valitet nē heshtje me krenari k’saj rradhe,e vitin tjetër do të kapèt në dy krerët n’ga duart e bijve të Shqipërisë e Kosovës,kthetrrat n’nga Ulqinaku e Shkupjani,bishtin nga Çami dhe unē Preshevari do ta ngris në maje shtizës me litarë për ta valitur e mos e leshuar kurrë më në gjysmë shtizë.
Vullnet Salihu -kantautorë