LajmeShqipëri

Kërkesa e Ramës: Na duhen ndihma monetare, jo materiale

Kryeministri Edi Rama kishte një lutje për të gjithë ata që kërkojnë të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. Më e nevojshme tha ai, është ndihma financiare dhe jo materiale.

Rama: Plaga është tek mungesa e banimit dhe strehimit. Ndaj duhet të fokusohemi tek ky kontribut. Për këtë kontribut unë mendoj që është shumë pozitive dhe ndihmëse për ne që në komitetin kombëtar të rindërtimit të na përfshihen edhe organizatat që kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontributet e të gjithë njerëzve nëpër botë, pro edhe brenda Shqipërisë që do të jenë në tryezë për të garantuar bashkëpunim, për të qenë një me qeverinë në këtë situatë. Është me rëndësi që planet dhe projektet të jenë të koordinuara.

Çdo financim tha Rama do të jetë transparente dhe do të monitorohet nga shumë sy.

Rama: Do të garantojmë një transparencë në përdorimin e çdo qindarke, qoftë nga buxheti, qoftë nga donatorët. Çdo qindarkë, çdo euro, çdo dollarë do të jetë i supermonitoruar nga shumë sy dhe do të jepet llogari për çdo shpenzim. Do bëjmë një transparencë të plotë për mënyrën si do zbatohen planet e financimit.