Vulini ia hedh fajin Perëndimit për kërcënimet me bomba në Serbi
Ministri kontravers serb, Aleksandar Vulin e ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa kërcënimeve me bomba që u bënë ditëve të fundit në Beograd.
“Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin”, tha Vulin për TV Prva.
Ai tha se “në emaile thuhej se bombat ishin vendosur për shkak se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”.
“Por nëse vendosim sanksione ndaj Rusisë, a mendoni se kërcënimet nuk do të vinin nga pala tjetër? Në vendet e mëdha, Rusia, Amerika … ka një epidemi të raporteve të tilla. Është thjesht diçka me të cilën duhet të jetoni”, tha Vulin.