Lajme

SHKRIMTARI BILALL MALIQI NË ANTOLOGJINË POETIKE NË FRANCË

Shkrimtari i njohur gjathandej trojeve shqiptare, Bilall Maliqi, përpos që është i pranishëm në shumë antologji poetike kombëtare dhe ndërkombëtare, ai tanimë është i prezantuar edhe në antologjinë tjetër poetike me titull ” La poesie contemporaine albaniase” ,i autorit, shkrimtarit, publicistit të njohur, z. Reshat Sahitaj, në të cilën, përveç shkrimtarit, Maliqi, janë të përfshirë 75 poetë nga vise të ndryshme shqiptare, të cilët tanimë do të lexohen nga lexuesit frankofonë.
Libri ka dalë nga shtypi, nga shtëpia prestigjioze franceze “L’Harmattan”. Libri i ka 136 faqe.
Vlen të theksohet se në librin tjetër të njëjtit autor, është i pranishëm edhe në librin e përkthyer ne tregime me titull “Nus vers l’independance”, (2020), po ashtu nga kjo shtëpi botuese në Paris.