KryesoreLajme

Zhvillime të reja: Vucic vizitë në Tiranë, aty do të takohet me Mogherinin dhe Ramën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic do të jetë me 8 maj në Itali, ku atje do të takohet me me zëvendëskryeministrin italian, Matteo Salvini, transmeton Ministria Lajmeve


Informer.rs shkruan se Djuric ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vucic, do të takohet me Salvinin për të biseduar për në lidhje me çështjen e Kosovës.

Por, pas këtij takimi ai do të niset për në Tiranë ku do të merr pjesë në Samitin për procesin ‘Brdo-Brioni’, i cili zhvillohet gjatë 8 dhe 9 maj.

Vucic aty do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me Përfaqësuesen e Lart të BE’së, Federica Mogherini .

Aty do të bisedohet edhe për gjetjen e një zgjidhje për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, çështje kjo që shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje./ministrialajmeve.com