Lajme

Vulin: “Klani Kavac” kishte planifikuar vrasjen e presidentit Vuçiq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin tha se një organizatë kriminale e kryesuar nga shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga liderët e “Klanit Kavac”, kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Anëtarët e MPB-së dhe BIA-s, së bashku me përfaqësuesit e Europolit dhe shërbimet partnere nga të cilët kemi marrë informacion, kanë nisur një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale, e cila synon të vrasë presidentin serb Aleksandër Vuçiq”, tha Vulin, raporton n1.