Vuçiqi: Serbia është arrë më e fortë se sa që e mendon Haradinaj
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi i ka thënë kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk do të vinte bast që aq lehtë ka për ta shkatërruar Serbinë ashtu siç e ka planifikuar.
“Larg asaj që keni dashur, zoti kryeministër, po themi se deklarata juaj se taksa kurrë nuk do të hiqet, tregon vetëm frikën e nervozizmin tuaj”, citon “blic” të ketë thënë Vuçiq.
Ka përkujtuar se Haradinaj para 43 ditësh kishte paralajmëruar se do ta rrëzonte Qeverinë me protesta nëpër rrugët e Beogradit.
“Me këto taksa do ta dëmtoni popullin tuaj. Nuk do të vija bast se aq lehtë, siç keni planifikuar, do ta shkatërroni Serbinë. Serbia është arrë pak më e fortë se sa që e mendoni ju”, ka thënë Vuçiqi transmeton Koha.net .
Ka theksuar se mu për shkak të Kosovës dhe për shkak se Serbia ka kryer të gjitha obligimet e v eta, janë shtuar presionet ndaj saj.
“E dëgjuat Kadri Veselin, jo zyrtarisht ‘komandant i Kosovës ‘ tek tha se nuk e di cili është më i mirë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, por e di se për ta më i keqi dhe armiku i vetëm është Aleksandar Vuçiq. Nuk jam i lumtur për këtë, sepse ata janë njerëz të rrezikshëm dhe e kam kuptuar mesazhin tyre, por para jush jam paksa krenar sepse ata e urrejnë aq shumë atë që i bën mirë popullit serb “, ka nënvizuar Vuçiq.