FutbollSporti

Barcelona “deklason” Dinamon në Kiev

Barcelona ka marrë tre pikë në transfertë ndaj Dinamos në Kiev, duke e mposhtur me 0-4 dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse pa Lionel Messin, Barcelona ia doli të marrë fitoren në këtë përballje.

Sergino Dest hapi rezultatin në minutën e 52’, për 0-1, para se të Brajtuajt të shënojë dy herë, në minutën e 57-të dhe 70-të nga pika e bardhë. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Antoan Griezman, që shënoi në kohën shtesë të ndeshjes në Kiev.