Lajme

Vuçiq: Të gjithë e duan Kosovën e pavarur! Por ma lini mua, jam veteran në politikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçiq, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Seribsë, të cilat do të vazhdojnë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiç tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk mund tiu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiç.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takuan në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së. Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.