LajmeTë fundit

“Mimoza Kusari,Kryeministre e Qeverise Teknike”

Në kohën kur koalicioni PAN duket se është thyer keq, dhe kur janë shtuar zërat për krijimin e një qeverie teknike për t’i përmbyllur negociatat me Serbinë, në opinion ka filluar të diskutohet edhe për emrin e udhëheqësit të qeverisë kalimtare.

Si opsion i pranueshëm nga disa subjekte politike, po përflitet emri i themelueses së subjektit opozitar në Kuvendin e Kosovës “Alternativa”, Mimoza Kusari – Lila.
“Ministria Lajmeve” merr vesh se Kusari-Lila tashmë ka marrë “dritën jeshile” nga PDK-ja, si drejtuese e mundshme e qeverisë teknike.