Të fundit

Ministri Cakaj uron për zgjedhjen e Arifit dhe organeve tjera komunale në Bujanoc

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përshëndetur zgjedhjen e Nagip Arifit për kryetar të komunës së Bujanocit dhe organeve tjera komunale nga shumica shqiptare.

Më poshtë është postimi i tij i plotë:

Një tjetër lajm fort i vyer

Sot është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur Kryetari i ri i Bujanocit, z. Nagip Arifi! Nëpërmjet bisedave telefonike kam përgëzuar të gjithë krerët e partive politike shqiptare të Bujanocit për këtë arritje historike të koalicionit të shumicës shqiptare.

Falënderim i veçantë i shkon z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqipërim Musliu e z. Arbër Pajaziti për vullnetin e tyre për t’i tejkaluar dallimet partiake në shërbim të të mirës së përgjithshme. Pas këtij bashkimi forcash, të gjithëve ne na takon t’i japim mbështetje të pakursyer përpjekjeve të Komunës së Bujanocit për ta zhvilluar një qeverisje të re në shërbim të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Ashtu sikurse Lista e Luginës së Bashkuar, edhe koalicioni i shumicës shqiptare në Bujanoc, duhet të jetë vetëm një pjesë e një ndërmarrje më të përgjithshme politike në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ne mbetemi të përkushtuar për t’i dhënë të gjithë vëmendjen e duhur e mbështetjen e nevojshme shqiptarëve të Luginës së Preshevës