Vuçiq: Pres të takohem me Kurtin këto ditë në Bruksel
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret që pas dy-tri ditësh të shkojë në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk mund të japë më shumë informacione rreth këtij takimi.
“Agjenda është në përputhje me atë që është diskutuar me ‘pesëshen e madhe’ dhe se nuk mund të flasë për këtë sepse marrëveshja është e tillë. Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. E jona është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, ka theksuar Vuçiqi.
Vuçiqi duke folur për fjalimin e kryeministres Ana Bërnabiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se Serbia nuk mund të ndryshojë asgjë përveç se përpiqet të thotë të vërtetën.