Vuçiq për Milan Radoiçiq: Nuk është i plagosur, prej një viti kemi informacion se serbët nga “Kosova dhe Metohia” po përgatiten për rezistencë
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha në intervistën e programit Oko në RTS se Serbia shpalli Ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë – edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë të Kosovës.
Sot është ditë zie në të gjithë Serbinë, si dhe në Republikën Srpska, ndërsa për serbe e “Kosovës dhe Metohisë” janë shpallur tri ditë zie.
“Pashë që ata gënjyen edhe për truprojën e Vulinit Përmes deklarimeve të Sveçlës po gënjejnë edhe disa media të Beogradit se është vrarë truproja” – ka deklaruar Vuçiq
Vuçiq po ashtu theksoi se ka një vit që ka informacione se serbët nga “Kosova dhe Metohija” po përgatiten për rezistencë dhe kujtoi barrikadat që qytetarët i ngritën më shumë se një vit më parë.