Vuçiq paralajmëron dorëheqjen e tij për shkak të presionit ndërkombëtar!
Në një intervistë të dhënë për Televizionin serb PRVA, Presidenti i Serbisë nuk e përjashtoi mundësinë e dorëheqjes nëse kërkohet me çdo kusht të pranohet një marrëveshje e propozuar nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës, e cila sipas Vuçiqit do të ishte nënçmuese dhe e papranueshme për Serbinë, shkruan Ministria e Lajmeve
Ai deklaroi se Serbia po përballet me dy lloj presione njëkohësisht, në njërën anë vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, e në anën tjetër çështja e Kosovës.
Sipas Vuçiq, Serbisë nuk po i jepet mundësia për të arritur një marrëveshje me Kosovën, dhe se aktualisht nga të gjitha projektet që i janë ofruar ai nuk është i gatshëm të pranojë asnjërën nga këto. Dhe nëse dorëheqja do të ishte në dobi të Serbisë, ai do ta bënte këtë gjë. Në këtë mënyrë Serbia do të fitonte kohë prej 6-9 muj deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në pyetjen e gazetarës se ka zëra që Vuçiq mund të jep dorëheqje nga pozita e Presidentit, Vuçiq u përgjigj:
“Unë nuk e kam thënë këtë sepse jam i dobët, as qê nuk kam guxim t’i them dikujt apo të bëj diçka, apo sepse kam presion nga populli im.
Unë nuk iki nga përgjegjësitë, rreth kësaj (dorëheqjes) mund të mendoj në momentin kur këtë do duhet ta bëj jo për veten por për shtetin, për të blerë kohë për vendin tonë.
Për t’i shtyrë deri në fund çështjet, të blejë kohë për Serbinë, nëse e shoh se është diçka e pamundur.
Në këtë moment unë nuk po shoh jo vetëm arritjen e njê marrëveshjeje, por as arsyen se për çka do të bisedojmë. Shpresoj që kjo mos të ndodh, por unë po ju them se edhe ky opsion (dorëheqja) taktik i Serbisë duhet të ekzistojë.
Kjo i jep Serbisë 6-9 muaj. Natyrisht nuk mund të rikandidohem më, mirëpo i kam blerë 6-9 muaj kohë vendit tim, kam shpëtuar vendin tim. Vetëm në këtë rast do ta bëja një gjë të tillë” deklaroi Vuçiq, raporton Ministria e Lajmeve.