Të fundit

Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale 

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final, transmeton KosovaPost.

Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit.

“Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar.

“Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e lartë të punës, ndërsa qytetarët që të vazhdojnë të regjistrohen. Të gjithë. Deri tek qytetari i fundit shqiptar”, ka shtuar ai.