Lajme

‘Mjaltë për kalimin e pragut’: Limaj përgjigjet rreth humorit në rrjetet sociale

Lideri i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar humorin që është zhvilluar në rrjetet sociale lidhur me kalimin e pragut zgjedhor të partisë së tij, ku disa nga ta kanë përdorur edhe mjaltin si formë humori ndaj tij dhe partisë.


Limaj duke komentuar humorin që ka ndodhur me pragun e Nismës, ka theksuar se derisa ne ishim të shqetësuar se çka po ndodh me ne, të tjerët relaksoheshin.

I pari i Nismës i ka cilësuar si kreative, ato që ndodhnin në rrjetet sociale me pragun e Nismës.

Ai ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë zgjedhje me rezultat kaq të ngushtë.

Sipas tij, faktor tjetër që ka bërë që Nisma ta ketë shumë të vështirë ta kaloj pragun, është numri i madh i daljes së qytetarëve në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

Limaj për rezultatin e dobët të Koalicionit Nisma- AKR- PD, e ka fajësuar edhe numrin e madh të subjekteve politike dhe të ofertave të mëdha.

“Kanë qenë 5 oferta, dy për ndryshim, dy për vazhdim, dhe mbi 42 mijë votues, e ka zgjedhur të pestën. Ne kemi qenë në mesin e 4 gjigantëve, dhe ata njerëz janë praktikisht njerëz të besimit”, tha Limaj.

Në fund ai ka thënë se pas certifikimit do të shohim se ku kemi pas gabime dhe ku ka gabuar partia jonë në këtë rezultat të vogël