Lajme

Vuçiq: Millosheviqi bëri një seri të gabimeve, por gabimi i tij më i madh është se nuk arriti të llogariste gjërat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për të kaluarën, ka thënë se Sllobodan Millosheviqi, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, nuk e kishte të lehtë.

Vuçiq thotë se Millosheviqi bëri një seri të gabimeve, por gabimi i tij më i madh është se nuk arriti të llogariste gjërat.

“Nuk ishte e lehtë për Millosheviqin. Ai bëri një seri të gabimeve, por nuk është fajtor për vrasjen e vendit, janë ata që e bënë këtë. Ai është fajtor se nuk ishte në gjendje të llogariste dhe ne po e paguajmë çmimin. Pastaj erdhi një grup njerëzit pas tij që vetëm po shikonin ta grabisnin Serbinë, ata nuk u interesuan fare për Kosovën. Madje e ndihmuan atë. Në çfarë situate ishim, nuk është aq keq. Shqiptarët na ndihmuan me gabimet e tyre dhe dëshirën e tyre të tepruar. Ne jemi në një pozitë të vështirë, por për atë pak që na ka mbetur do të luftojmë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për “TV Pink”.

Ai ka treguar se si në vitin 1961 ishin 20 për qind serbë në Kosovë dhe se në vitin 1991 kjo shifër ra në 11 për qind.

Vuçiq për marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, ka thënë se është një fitore në një lojë që iu imponua Serbisë.

“Ne nuk humbëm dhe luajtëm më mirë. Nuk ishte loja jonë, na u imponua. Ata donin të prezantonin heqjen e targave serbe dhe të na poshtëronin. Donin të na jepnin targa të Kosovës dhe donin që ROSU të kontrollonte atë proces”, ka thënë Vuçiq, që ka akuzuar palën kosovare se po shkel brutalisht marrëveshjen e Brukselit.