Lajme

Vuçiq: Lëshuam një mundësi të madhe, në të ardhmen do të paguajmë faturën

Presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë që Serbia ka lëshuar një mundësi të madhe për të arritur një kompromis me Prishtinën, dhe në të ardhmen do të paguhet fatura e këtij dështimi.Duke folur për demarkacionin [korrigjimin e kufijve me Kosovën] thotë se “e kam kuptuar porosinë dhe mesazhin e popullit serb, kjo ka qenë një shancë e mirë për ne, por ne e lëshuam”.

Ai thotë se në të ardhmen Serbia do të jetë në një pozicion më të keq, por atë nuk mund ta fajësojë askush, raporton B92.

“Unë do të mbroj popullin serb, por mbajini në mend fjalët e mia pas 20 viteve, kemi pasi një rast të mirë, por nuk kemi pasur guximin dhe mençurinë e mjaftueshme për ta shfrytëzuar momentin “ thotë Vuçiq.

Lidhur me deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës është garancion për paqe dhe stabilitet, Vuçiq ka thënë se pavarësia është fituar falë amerikanëve dhe gjermanëve.

“Çfarë pritni ju, Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimet e tyre pas konfliktit të humbur “, shton Vuçiq.

Ai thotë se marrëveshja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk i është përshtatur askujt por nuk ka hasur në mbështetje as nga shtetet lindore e as perëndimore, e sipas Vuçiq kjo marrëveshje për 100 vitet e ardhshme do të kishte sjellur paqe dhe zhvillim.

Ai ka shtuar se edhe në Kosovë po përgatiten ligjet për pronat e Kishës Ortodokse sikurse në Mal të ZI.

“Shqiptarët dhe të huajt asnjëherë nuk kanë dashur të bisedojnë për këto tema “përfundoi Vuçiq.