Të fundit

Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, ka arritur vaksina kundër gripit sezonal

Kontigjenti i tretë i vaksinave kundër gripit sezonal, para pak minutave ka arritur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc. Lajmin për redaksinë tonë, e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni, Dr.Dalliborka Pavlloviq.

Sipas saj, të gjithë të interesuarit mund të paraqitet tek mjeku personal, dhe më pas ai, do t’i jap udhëzimin për vaksinim.

Dr.Dalliborka Pavlloviq, ka njoftuar se cilët qytetar kanë përparësi në marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal.

“Të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmuarit kronik, dhe punëtorët që kanë punë me palë kanë përparësi ndaj të qytetarëve të tjerë” – deklaroi drejtoresha, Dr.Dalliborka Pavlloviq.

Ajo ka treguar se, për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për ketë vaksinë, Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, ka porositur kontigjentin e tretë të vaksinave kundër gripit, që sot edhe kanë arritur./l.lajm