Vuçiq i gatshëm të bisedojë me Avdullah Hotin pas formimit të qeverisë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë dialogun posa të formohet qeveria e re në Kosovë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ai u ka thënë mediave në serbi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe.
“Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, është shprehur ai.
Vlen të theksohet se këto komente Vuçiq i ka bërë pasi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë.