Lajme

Pas dy muajve pandemi, Serbia gjatë 24 orëve të fundit nuk shënon asnjë viktimë nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë e re në Serbi nga koronavirusi.
Kjo është dita e parë pa viktima të reja në Serbi, në dy muajt e fundit, respektivisht nga 24 Mars.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 5,998 persona, ku 105 veta dolën pozitivë. Deri tani, janë testuar 209.797 persona, thuhet në portalin covid19.rs.
Aktualisht po hospitalizoheb 744 persona, ku 12 prej tyre, janë në raspirator.

Në Republikën e Serbisë, deri më tani, kanë vdekur 237 njerëz, ku shkalla e vdekshmërisë është vetëm 2.15 përqind.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus në Serbi është 11.024.