Vuçiq flet pas takimit me kancelarit gjerman: Kërkesa e Scholzit për njohjen e Kosovës ishte befasi për ne
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, janë takuar sot në Beograd, ku një nga temat ishte dialogu me Kosovën
“Kemi biseduar edhe për tema për të cilat nuk kemi marrëveshje të plotë, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kam vënë në dukje gjithçka që nuk është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por kam kuptuar edhe porosinë e Scholzit, i cili që ka thënë se është e rëndësishme të bëhen shumë hapa të vegjël për të gjetur një zgjidhje të ardhmen”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të bëjë çmos që në bisedimet në Bruksel të ketë përparim në dialogun me Prishtinën